Dhuna verbale për 90 minuta në derbi/ Sharjet me libër shtëpie, një turp i dy tifozerive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 18:25

Dhuna verbale për 90 minuta në derbi/ Sharjet me libër shtëpie, një turp i dy tifozerive

Për të qenë gjithmonë kundër dhunës dhe duke dënuar ngjarjen e shëmtuar te futbolli i femrave Tirana-Vllaznia, klubi bardheblu dje kishte një thirrje të madhe. “Të ndalej dhuna ndaj grave”.

MixCollage-03-Dec-2023-07-40-PM-7040

Me bardheblutë si edhe ndeshjen e parë u bashkuan edhe të kuqtë, por pikërisht në ditën që merrej kjo iniciativë, shëmtia vazhdon në stadium nga tifozët. Askush nuk e diskuton që stadiumi nuk është “opera” dhe mund të thuhet një fjalë më tepër, por që të shahet 90 minuta pa pushim mes dy tifozërive nuk shkon.

Një turp më vete për tifozët që nuk lënë fjalor rruge pa përdorur. Dhe kjo formë jo vetëm që dëmton spektaklin e derbin, por largon edhe vetë gratë e vajzat nga stadiumi.

Për të mos folur për familjet që në vend të shtohen, pas asaj dhune verbale, largohen nga stadiumi, pasi është e pamundur të jenë prezentë në atë ambient mbytës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"