Dështimi i radhës në Europë, Çavi nuk fshihet: Ne meritonim më shumë, tani për La Ligën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 8:40

Dështimi i radhës në Europë, Çavi nuk fshihet: Ne meritonim më shumë, tani për La Ligën

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, është shprehur i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Europës për llogari të Mançester Junajtidit.

cavi ten hag

Mes të tjerave, Çavi e ka pranuar superioritetin fizik të “Djajve të Kuq”.

“Mendoj se goli i parë i pësuar me fillimin e pjesës së dytë na goditi. Më pas Mançesteri ka treguar të gjithë forcën e tij fizike, duke rritur intensitetin e lojës. Unë mendoj se në tërësi kjo përballje e dyfishtë ishte ekuilibruar. Ne kemi pasur mundësi të shumta për shënim, por nuk ia kemi arritur. Mos harroni se meritë ka dhe kundërshtari që po kalon një moment të shkëlqyer forme. Ne jemi vërtetë të zhgënjyer, sepse kishim ambiciet tona për të shkuar larg në këtë kompeticion. Mendoj se diferenca mes dy skuadrave ishte në planin atletik, ata janë fizikisht më të fortë se ne”, u shpreh si fillim spanjolli.

Më pas ai shtoi: “Unë vazhdoj të jem i bindur se meritonim më shumë, skuadra ka dhënë gjithçka. Nuk është e lehtë të vish në këtë stadium e të krijosh kaq shumë mundësi për shënim siç bëmë ne. Ndeshje të tilla vendosen nga detajet dhe ato kanë qenë në favor të Mançesterit. Tani na mbeten dy kompeticione të rëndësishme, La Liga dhe Kupa e Mbretit. I gjithë fokusi duhet të jetë aty. Tani duhet të bëjmë autokritikë në La Liga dhe më pas me Realin në gjysmëfinalen e Kupës”, ka thënë trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"