“Dëshirën e kapitenit të ndjerë do ta çojmë deri në fund”, Egnatia hap dyert për tifozët ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 21:03

“Dëshirën e kapitenit të ndjerë do ta çojmë deri në fund”, Egnatia hap dyert për tifozët ndaj Partizanit

Java e 13-të e Kategorisë Superiore ishte planifikuar të luhej më 11 dhe 12 nëntor, por ndeshjet u shtynë për shkak të tragjedisë së sulmuesit të Egnatias, Rafael Duamena, i cili në minutën e 24-t të sfidës me Partizanin pëson arrest kardiak duke mos arritur që të mbijetojë. Kështu që java e 13-të do të vazhdojë këtë fundjavë, pikërisht me ndeshjen e ndërprerë Egnatia-Partizani, që do luhet të enjten në stadiumin e Rrogozhinës dhe do të nisë aty ku ndodhi rasti fatal i Duamenës, në minutën e 24-t.

EGNATIAAA

Egnatia përmes faqes së saj në rrjetet sociale ka njoftuar se në ndeshjen e së enjtes hyrja për tifozët do të jetë e lirë në stadium. Një ndeshje jo e lehtë njoftojnë rrogozhinasit, por premtojnë se do ta çojnë deri në fund dëshirën e kapitenit të ndjerë, Rafel Duamena.

Ja njoftimi i Egnatias:

“Klub Futboll Egnatia rikthehet këtë të enjte në “Arena Egnatia” për të dërguar deri në fund ndeshjen me Partizanin.

Një ndeshje që nuk do harrohet lehtë, në rikthehemi më të fort për ta çuar deri në fund dëshirën e kapitenit tonë të ndier Rafael Duamena.

Klubi njofton se hyrja në stadium është falas”.

egnatia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"