Derbi i Vlorës ndaj Flamurtarit, trajneri i Orikut: Pa frikë, luajmë për pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2022 | 10:45

Derbi i Vlorës ndaj Flamurtarit, trajneri i Orikut: Pa frikë, luajmë për pikët

Arlind Rustemi e cilëson një ndeshje sa të rëndësishme, aq të veçantë këtë me Flamurtarin. Trajneri nuk e fsheh dëshirën për fitore dhe këtë e pohon për “Panorama Sport”:

ARLIND RUSTEMI

“Luhet derbi dhe dihet rëndësia. Gjithsesi, ne e kemi cilësuar si një ndeshje radhe dhe në lojë do futemi për tri pikët.

Kështu që në këtë aspekt ne jemi munduar që edhe djemtë të ruajnë qetësinë dhe mos ta përjetojmë më shumë nga ç’duhet. Është pozitive që vijmë pas një fitoreje me Apoloninë, ku zhvilluam një lojë të mirë dhe dominuam në çdo aspekt.

Kjo më jep besim dhe siguri për të ardhmen. Ne asnjë skuadre në Kategorinë e Parë nuk i druhemi dhe logjikisht as Flamurtarit. Kemi ndërtuar një ekip mjaft cilësor me djem që janë moshë e re, por janë të etur për të bërë karrierë.

Duke qenë një derbi shpresoj që të jetë një ndeshje me cilësi dhe të kënaqim publikun e në fund të fitojë më i miri”.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"