“Demat” me tre mungesa, ja si pritet të rreshtohet Partizani në duelin me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 11:50

“Demat” me tre mungesa, ja si pritet të rreshtohet Partizani në duelin me Skënderbeun

Partizani shkon në Korçë ndaj Skënderbeut me probleme prej dëmtimeve. Në stërvitjen e sotme do të vendoset gjithçka, por shanset më të mëdha janë që katër titullarë të mos jenë të gatshëm në sfidën që nis të dielën në 16:30.GJH

Qirko është kthyer të stërvitet normalisht, por ka ende pasiguri. Ndërkohë, Andi Hadroj vijon të ketë probleme muskulore dhe nuk do të jetë gati për Skënderbeun, por rrezikon edhe sfidën e radhës ndaj Teutës. Gjithashtu, Valentino Murataj pësoi një tërheqje të gradës së parë në ndeshjen ndaj Dinamos dhe gjatë javës ai është stërvitur i veçuar dhe duket mjaft e vështirë që të jetë në fushë ndaj Skënderbeut. Një tjetër lider i mesfushës, Arinaldo Rrapaj, nuk do të jetë i gatshëm. Vlonjati ndien dhimbje në pjesën e kofshës dhe nuk është në gjendje të luajë. Këto mungesa të rëndësishme e vënë Zekiçin mjaft në vështirësi, por duhet thënë se alternativat nuk mungojnë, veçanërisht në mesfushë, aty ku “gropa” është më e madhe.

FORMACIONI – Sa i përket 11-shes, mbrojtja nuk ndryshon, ndërsa Mehmeti dhe Maget pritet të vendosen para difensivës, me senegalezin, që do të duhet të mendojë më së shumti për fazën defensive. Para tyre pritet të luajë Taipi, teksa sulmi mendohet të jetë me tre. Da Silva në krah, ndërkaq me shumë mundësi rikthehen Mba dhe Da Silva si titullarë. Ka një balotazh mes Bintsukës dhe Carës, me këtë të fundit, që ka treguar se mund të bëjë mirë si sulmues krahu.

FGHFG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"