Debutoi me gol në Superiore, Frenklin pas barazimit me Egnatian: Është vetëm fillimi tek Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2023 | 12:36

Debutoi me gol në Superiore, Frenklin pas barazimit me Egnatian: Është vetëm fillimi tek Skënderbeu

Një ditë që nuk do ta harrojë lehtë mbetet e shtuna e 28 tetorit për Frenklin, sulmuesin që debutoi me gol në Superiore pas një aventure të mirë sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë.

djhg

I ardhur te Skënderbeu në limitet e merkatos, por i dëmtuar menjëherë pas mbërritjes, Frenklit i është dashur të presë më shumë se dy muaj për të debutuar me Skënderbeun. Për të goli i shënuar është vetëm një pikënisje e një sezoni të mbarë që parashikon.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe për debutimin. E prisja me padurim këtë moment prandaj shpërtheva në një festë të tillë. Ishte një gol me shumë peshë për ekipin, por edhe për mua. Kam kaluar problemet e dëmtimit dhe tani jam gati të them fjalën time te Skënderbeu. Ky është vetëm fillimi”, theksoi sulmuesi nigerian, Frenklin Ahanonu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"