De Zerbi do të largohet nga Brajtoni, cilin ekip do të drejtojë trajneri italian?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 13:22

De Zerbi do të largohet nga Brajtoni, cilin ekip do të drejtojë trajneri italian?

Ndeshja e sotme Liverpul-Brajton shihet interesante, për faktin se të dy trajnerët do të largohen nga skuadrat respektive dhe De Zerbi pritet të ulet në vendin e Klop.

de zerbi

Mediat britanike raportojnë se 44-vjeçari nga Breshia cilësohet si zëvendësuesi perfekt i Jurgen Klop nga drejtuesit e Liverpulit. Teksa ka pëlqim të madh edhe nga bavarezët e Bajernit. De Zerbi është gati të hedhë hapin e madh në karrierë, ndërkohë që përpara duelit me Liverpulit, që mund të jetë skuadra e tij e ardhshme, ai deklaroi:

“Për momentin nuk mendoj të firmos një kontratë të re me Brajton, nuk besoj se do të rinovoj. Kam biseduar me drejtuesit, por nuk kemi arritur një marrëveshje”. Fjalë lamtumirë nga skuadra angleze, por jo nga Premier Ligë. Bajerni e tundon shumë, por italiani preferon të mbetet në ishull dhe të marrë drejtimin e Liverpulit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"