De Biazi, në tribunë për lojtarët e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 17:18

De Biazi, në tribunë për lojtarët e Skënderbeut

de-biaziNdeshja e sotme ndërmjet Skënderbeut dhe Milsamit pritet me shumë interes jo vetëm nga korçarët, por nga të gjithë shqiptarët.

Skuadra kampione është vetëm një hap larg historisë që të bëhet pjesë e grupeve të një kompeticioni të rëndësishëm europian. Dhe, në një sfidë të tillë që mund të rezultojë historike, nuk mund të mungojë trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi.

Tekniku ka konfirmuar për gazetën se do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur takimin e sotëm. Te Skënderbeu aktualisht janë katër futbollistë pjesë e Kombëtares: Orges Shehi, Renato Arapi, Sabien Lilaj dhe Hamdi Salihi. Megjithatë, është përfolur shumë gjatë kësaj periudhe se mund të ketë ftesë për Bernard Berishën apo Liridon Latifin, pavarësisht se ky i fundit nuk luan sot. Të dy kanë bërë paraqitje shumë të mira deri tani në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"