Çyrbja zgjodhi të vijojë karrierën në Durrës: Teuta opsioni i vetëm, kthehemi vetvetja në 2024-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2024 | 15:32

Çyrbja zgjodhi të vijojë karrierën në Durrës: Teuta opsioni i vetëm, kthehemi vetvetja në 2024-ën

 

Arbër Cyrbja zgjodhi të vijojë karrierën te Teuta, duke u transferuar nga Dukagjini te blutë, në rikthimin e disatë në Durrës. Ai duket mëse gati për startin me “djemtë e detit”. 29-vjeçarie ka kthyer fokusin e tij te rikthimi dhe ecuria.

TEUT

Në një intervistë për “Panorama Sport”, anësori tregoi pse zgjodhi të vijojë karrierën te Teuta, ambientin që është në skuadër dhe objektivat e sezonit. Sulmuesi shprehet se nuk mund t’i thoshte “jo” ekipit që e formoi dhe ndihmoi që ai të bëhej njëfutbollist profesionist. Çyrbja shton se nuk ka negociuar measnjë klub tjetër përveç durrsakëve dhe vetëm në rast se ata do ta refuzonin, do ta bënte këtë.

Arbër, vetëm 6 muaj larg dhe riktheheni sërish te Teuta. Përse kjo zgjedhje?

Po si mund t’i them “jo” ekipit ku u rrita dhe u bëra futbollist profesionist? Te Teuta jam në shtëpinë time dhe jam i lumtur që do jem këtu në këtë sezon. Jam mirënjohës ndaj klubit për mënyrën si më ka trajtuar. Të veshësh këtë fanellë është përgjegjësi dhe privilegj. Jam gati të vazhdoj këtë aventurëtë mrekullueshme.

A keni pasur kontakte me klube të tjera gjatë kësajperiudhe?

Nuk kam folur me asnjë skuadër tjetër për respekt të klubit tim dhe të tifozëve të Teutës. E falënderoj klubin, jam vërteti lumtur. Kam thënë gjithmonë se nuk doja të flisja me asnjë klub. Kjo gjë do të ndodhte vetëm nëse Teuta do të më thoshte se nuk donte të nënshkruante një kontratë me mua.

Si është forma juaj aktualisht?

Ndihem mirë fizikisht dhe mendoj se mund të kontribuoj akoma për ekipin. Kemi nisur nga dje zyrtarisht përgatitjet përndeshjen ndaj Partizanit. Jam tërësisht gati dhe dua të ndihmoj ekipin.

E keni parë rritjen e kësaj skuadre nga afër në vitet e fundit?

Jam shumë krenar që bëj pjesë në këtë grup dhe në këtë klub. Kemi një histori të madhe. Ka qenë gjithmonë një nder

dhe një privilegj të luaj për Teutën. Ndihem shumë mirë me shokët e mi. Jam shumë i lumtur që do të jem për shumë kohë pjesë e Teutës.

Si e shihni duelin e parë të vitit 2024 ndaj Partizanit?

Ne jemi të vendosur për të fituar. Do të luajmë gjithmonë për të fituar dhe ky është objektivi ynë i vetëm. Do të bëjmë gjithçka për të qenë ndryshe këtë vit të ri. Po punojmë çdo ditë e më shumë, sepse vetëm me punë dhe djersë mund të arrihet te suksesi në këtë ndeshje.

Keni një objektiv personal që doni ta arrini te Teuta?

Objektivat personalë, rekorde apo statistika, për mua janë të pavlera nëse nuk janë në shërbim të ekipit. Për mua rëndësi ka që unë të bëj më të mirën për skuadrën e Teutës. Ai do të jetë objektivi im personal.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"