Çunat e shtëpisë, tri talente të Partizanit presin shansin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 22:12

Çunat e shtëpisë, tri talente të Partizanit presin shansin

Partizani në dy sezonet e fundit po nxjerr disa lojtarë, që kanë merituar edhe ftesën në ekipin e parë dhe aktivizimin herë pas here.

shehi

Aktualisht janë tre lojtarë, që premtojnë për të ardhmen dhe ku Partizani po nis të mbështetet pak nga pak. Paulo Buxhelaj, Gjergji Kote dhe Luis Birçaj janë shndërruar në lojtarë të ekipit të parë dhe presin shansin nga ana e trajnerit Shehi.

Partizani është një skuadër me shumë lojtarë, por pritet që me kalimin e ndeshjeve kësaj tresheje t’i rezervohen herë pas here minuta. Birçaj arriti edhe të shënojë në ndeshjen ndaj Volendamit në miqësoret e zhvilluara në Turqi. Kote dhe Buxhelaj gjithashtu u aktivizuan, teksa tashmë presin minuta në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"