Cikalleshi i pafat në Turqi, autogoli i tij i jep fitoren Shakhtarit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 21:28

Cikalleshi i pafat në Turqi, autogoli i tij i jep fitoren Shakhtarit (VIDEO)

Sokol Cikalleshi bëhet protagonist me ekipin e tij të Basaksehirit në Turqi, por këtë herë me një autogol. Ndeshja e vlefshme për takimin e parë të “play-off”-it në Ligën e Europës mes Basaksehirit dhe Shakhtar Doneskut u mbyll në shifrat 1-2.

cikalleshi

Fillimisht miqtë kaluan në avantazh në minutën e 24′ të pjesës së parë me një autogol të sulmuesit kuqezi. Gjuajtja e Rasitskit me të majtën u devijua nga Cikalleshi në tentativë për të mbrojtur portën, por topi u devijua në rrjetë.

Kur pritej një reagim i vendasve, miqtë kalojnë sërish në avantazh me anë të Kovalenkos, i cili shënon golin e dytë në minutën e 41′.

Ky rezultat çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes. Vendasit reaguan në pjesën e dytë duke shënuar në minutën e 56′ me anë të Belozoglusë me 11-metërsh, por rezultati final foli në favor të ukrainasve që tashmë presin turqit në ndeshjen e kthimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"