Champions/ Historia flet për Barçën, kualifikohet gjithnjë kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 10:10

Champions/ Historia flet për Barçën, kualifikohet gjithnjë kur…

Java ka kaluar shpejt dhe sonte në mbrëmje Barcelona dhe Paris SG-ja do të përballen mes tyre në ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

3946902-80151749-640-480

Pas fitores 2-3 në Paris në ndeshjen e vajtjes, Barça do të kërkojë të siglojë sonte në mbrëmje një vend në gjysmëfinalet e Ligës së kampioneve. Në rast se do t’ia arrinin, për katalanasit kjo do të ishte hera e 18-të që mbërrin mes katër më të mirëve të Europës. Por deri aty mbeten dhe 90 minuta – ndoshta dhe më shumë – të flakta përballë një PSG-je që nuk ka asgjë për të humbur. Përtej suksesit 2-3 në transfertë në Paris, Barcelona mund t’i gëzohet dhe precedentëve që e bëjnë atë favorite absolute për të kaluar në gjysmëfinale. Janë shifrat pozitive në shtëpi të Barcelonës dhe ato mizerabël të Parisit në transfertë që shtojnë optimizmin në radhët e spanjollëve.

BARCELONA – Nuk e ka lejuar kurrë veten të eliminohet nga kupat e Europës pasi ka fituar 2-3 në ndeshjen e parë jashtë shtëpisë. Në të katër precedentët e deritanishëm, klubi spanjoll ia ka dalë gjithnjë të shkojë më tej. Sikur të mos mjaftonte kjo, PSG-ja në rastet kur ka humbur gjashtë herë në shtëpi në ndeshjen e parë, kurrë nuk ka arritur të kthejë rezultatin në favorin e saj në takimin e kthimit. Barcelona ka fituar 2- 3 jashtë fushe, kundër hungarezëve Raba ETO (0-2) në 1/ 8 të Kupës së Panaireve në sezonin 1969-1970, holandezët e NEC Nijmegen (0-1) në 1/8 e finaleve në Kupën e Kupave dhe Sëlltikun në sezonin 1983- 1984 (0-1) në raundin e 1/8 e Ligës së Kampionëve në sezonin 2007-2008. Barazimi i vetëm (1-1) ishte kundër Dinamos së Kievit në çerekfinalen e Kupës së Kupave në sezonin 1990-1991, teksa kishte fituar ndeshjen e parë në Ukrainë 2- 3. Dhe në të katër këto rastet, Barça është kualifikuar me takimin e kthimit në shtëpi.

PARIS SG-ja – Sa i përket Paris SG-së, ata tashmë kanë një precedent të hidhur ndaj Barçës. Fitorja e mëparshme e Barçës në “Parc des Princes” ishte 1-3 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve 2014-2015. Në “Camp Nou”, një tjetër fitore e pastër 2- 0 e Barcelonës në rrugën drejt titullit të pestë evropian në Berlin. Parizienët, pesë herë të tjera u eliminuan, edhe me humbje jashtë, pasi më parë kishin humbur në shtëpi. Në pesë vitet e fundit, 1-2 në Paris dhe 0-1 në “Etihad” përballë Mançester Sitit në gjysmëfinalet e Champions League 2020-2021, 0-1 në Francë dhe 0-2 në Mynih kundër Bajernit në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampionëve 2022-2023.

KJKJK

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"