Çështja “Xhunior”, Sinella: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2017 | 10:51

Çështja “Xhunior”, Sinella: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

E mërkura u shoqërua me tension te Laçi. Edhe pse fillimisht u raportua për një përplasje mes Erjon Vucajt dhe Serxhio Xhunior, e kundërta ka ndodhur. Mësohet se kapiteni ka ndërhyrë vetëm për të qetësuar situatën, ndërsa konflikti gjatë seancës stërvitore ka qenë mes futbollisti brazilian dhe trajnerit.

sinella

Ky i fundit, madje e ka larguar sulmuesin nga seanca stërvitore. Nuk dihet nëse klubi kurbinas do të marrë masë ndëshkimore për këtë çështje, apo do ta zgjidhë gjithçka brenda familjes. Vetë Bledar Sinella flet për këtë çështje, por edhe për ndeshjen e radhës. Ai për “Panorama Sport” thekson se:

“Humbja me Teutën nuk duhet të ndodhte, sidomos pas asaj fitoreje të merituar ndaj Flamurtarit. Gjithsesi, ajo është një sfidë e kaluar tashmë dhe lojtarët duhet që të reflektojnë te ndeshja e radhës. Jam i bindur se do të zhvillojmë një lojë të bukur ndaj Korabit, ku kemi përgatitur gjithçka për këtë ndeshje, duke mos u bazuar aspak në pozitat dhe situatat që ata ndodhen. Skuadra është e plotë dhe e konsoliduar, teksa atmosfera është tepër optimale dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

I pyetur për incidentin, ai nuk jep detaje, megjithatë thekson se nuk ka vend për shqetësim. “Nuk ka pasur për asnjë moment një përplasje të mundshme midis dy lojtarëve në fjalë dhe këtë e them me bindje të plotë. Megjithatë, dua të sqaroj që dy lojtarët në fjalë janë shokë dhe kurrsesi nuk mund të bëjnë veprime të tilla midis tyre”, theksoi Sinella.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"