“Çdo ndeshje është një provë”, mesfushori i Teutës: Nuk bëj premtime për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2021 | 19:36

“Çdo ndeshje është një provë”, mesfushori i Teutës: Nuk bëj premtime për titull

Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në shtëpi ndaj Kukësit. Në përfundim të ndeshjes, për mikrofonat e “Super Sport”, foli dhe mesfushori i durrsakëve Ruben Akuah. Mesfushori u shpreh i zhgënjyer për rezultatin, pro dha dhe një mendim për garën në titullin kampion.

REUBEN AKUAH

“U bë një punë shumë e mirë në mesfushë por nuk mjaftoi që Teuta të fitonte ndeshjen dhe na vjen keq për këtë. Çdo ndeshje është një provë, fati nuk ishte në krahun tonë dhe duhet të bëjmë më mirë në ndeshjen e ardhshme më Tiranën në mënyrë që të marrim tre pikët.”

Titulli si objektivi real i klubit

“Është një pyetje për të cilën nuk mund të jap premtim, janë shumë skuadra të tjera që e pretendojnë, por ajo që mund të bëjmë ne është të japim maksimumin.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"