“Camp Nou” është një fortesë për katalanasit, ja statistikat e përballjeve mes Barcelonës dhe Mançester Junajtidit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2023 | 15:25

“Camp Nou” është një fortesë për katalanasit, ja statistikat e përballjeve mes Barcelonës dhe Mançester Junajtidit

Barcelona pret sot në “Camp Nou” Mançester Junajtidin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës. Ja statistikat e ekipeve dhe përballjeve mes tyre:

665

– Sot do të jetë hera e parë që Barcelona dhe Mançester Junajtid ndeshen mes tyre në historinë e Ligës së Europës apo edhe qoftë ish-Kupës UEFA. Në Europë ato janë përballur në 13 raste, me bilancin që sheh katalanasit në avantazh me 6 fitore, përfshirë këtu edhe finalen e Champions-it të vitit 2009, ndërkohë që anglezët numërojnë vetëm 3 fitore (4 sfida në barazim).

– Pas daljes nga grupet e Champions-it, Barcelona ka pasur një ritëm të shfrenuar duke ofruar 15 fitore dhe 1 barazim, mes të cilave erdhi edhe suksesi për të ngritur në qiell Superkupën e Spanjës.

– Stadiumi “Camp Nou” është një fortesë e frikshme për rivalët anglezë. Në 35 ndeshjet e fundit të vlefshme për Kupat e Europës, katalanasit kanë humbur vetëm 2 herë, pasi kanë regjistruar 22 fitore dhe 11 barazime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"