Bylisi pret një seri fitoresh deri në fund, braziliani Felipe Soza piketohet titullar kundër Luzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 18:25

Bylisi pret një seri fitoresh deri në fund, braziliani Felipe Soza piketohet titullar kundër Luzit

Bylisi duket se ka rigjetur veten pas fitores në startin e fazës së tretë me Tomorin. Nesër ballshiotët do të luajë me Luzin në fushën neutrale të Vorës. Trajneri Arian Bellai dhe stafi i tij janë të bindur se edhe në këtë duel Bylisi do ta thotë më së miri fjalën e tij. Për këtë takim pritet që stafi të bëj edhe ndonjë ndryshim në  formacion.

Felipe-Souza-Barros-Ferreira-Bylis

Gjasat janë që braziliani Felipe Soza ta nisë nga minuta e parë dhe bashkë me Xheferson e Lajthinë të formojnë treshen e sulmit. Nga lojtarët e afruar gjatë merkatos së janarit, duke se është ende shpejt që ndonjëri prej tyre ta nisë si titullarë. Repartet e tjera pritet të mos ndryshojnë. Bylisi i ka fituar të dyja sfidat e shkuara me, ku në fazën e parë në Luz triumfoi me rezultatin 1-2, kurse në fazën e dytë në Ballsh fituan në shifrat 3-1.

Kalendari paraqet sfida delikate për skuadrën e Arian Bellait, e cila duhet të fitojë 8 ndeshje nga 11 në total, në mënyrë që të sigurojë ngjitjen mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Me ecurinë që ka pasur deri më tani në Kategorinë e Parë, ballshiotët kanë padyshim statistikat më të mira, ku kanë vetëm dy humbje dhe katër barazime. Bylisi do të zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore, për t’u nisur më pas drejt kryeqytetit, për t’u grumbulluar për transfertën me Luzin, që do të luhet të shtunën në Vorë, ora 14:00.

ERJON  SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"