Bylisi me laps e letër në dorë, me dy fitore ngjitet matematikisht në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 13:33

Bylisi me laps e letër në dorë, me dy fitore ngjitet matematikisht në Superiore

Java që sapo u mbyll nuk pati surpriza për Bylisin në rezultat, por sidomos në garën për vendin e parë në renditjen e Kategorisë se Parë, teksa dy rivalët e tjerë Flamurtari dhe Vora sërish bënë hapa false. Nuk ka pushime për Bylisin edhe pas fitores me skuadrën krutane të dielën në Ballsh.

Bylis

Bylisi tashmë është i përqendruar te sfida me Lushnjën, që luhet në fundjavë në “Roza Haxhiu”. Trajneri Arian Bellai ka nisur dje punën me të tijtë në kompleksin “Bylis”, ndërsa paraprakisht është analizuar takimi dhe rastet e humbura. Kjo, sidomos sa i takon pjesës së parë kur ekipi goditi dy herë shtyllën dhe pati një “garë” mes lojtarëve të ofensivës se kush të shënonte gola. Fitorja e së dielës ka pasur dedikim të veçantë, pasi shokët ia kanë kushtuar Marin Abazaj që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me krutanët dhe ka festuar 23-vjetorin.

Ballshiotët do të kenë rikthime sepse sikurse edhe u pa në sfidën me krutanët, kishte shumë mungesa dhe dëmtime. Pritet që së pari të rikuperohen Aleksandër Trumçi e Felipe Souza, apo Xheferson e Krasniqi si dhe i riu vendës, 19-vjeçari Krenar Skënderaj dhe të rikthehet Kamara. Në një transfertë mjaft delikate, skuadra nga Mallakastra do të synojë 3 pikët për të kapur vendin e parë në renditje.

Në sfidat e mbetura, Bylisi do të kërkojë pikët maksimale në mënyrë që të rikuperojë pikët e lëna rrugës, por edhe të shpresojë në ndonjë hap fals të rivalëve për vendin e parë, pasi ndeshjen e fundit e luajnë në shtëpi me Elbasanin. Bylis ka një kalendar të vështirë, sepse luan në transfertë me ekipe si Lushnja, Apolonia e Vora dhe pret në shtëpi Korabin, Flamurtarin dhe Elbasanin. Gjashtë finale të mbetura për betejën e vendit të parë, sepse për të arritur Superioren, Bylisit do t’i duhet të fitojë edhe dy sfida.

ERJON SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"