Burreli me grup të plotë, trajneri Hima optimist për fitoren kundër ballshiotëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 9:31

Burreli me grup të plotë, trajneri Hima optimist për fitoren kundër ballshiotëve

Me seancën e së martës, skuadra matjane i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e sotme në shtëpi kundër Bylisit. Më shumë se ballafaqimi me një nga pretendentët për të qenë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore, pozicioni aktual në renditje i matjanëve e bën ndeshjen ndaj ballshiotëve shumë të rëndësishme.

HIMA BURRELI

Numri një i pakinës matjane, Klevis Hima, pohoi se në ndeshjen e sotme skuadra do të zbresë në fushën e lojës me formacionin e saj më të mirë. “Në ndeshjen ndaj ballshiotëve skuadra do të zbresë në fushën e lojës me formacion të plotë. Gjendja e ekipit është shumë e mirë dhe kjo më bën optimist se skuadra në ndeshjen me Bylisin, pavarësisht nivelit të skuadrës kundërshtare, do të hyjë në fushën për të marrë maksimumin e pikëve, duke ditur se luajmë edhe para tifozëve tanë që duhet t’i kënaqim”, u shpreh trajneri Hima për “Panorama Sport”.

Ndeshja ndaj Bylisit që do të zhvillohet në “Liri Ballabani” në 14:00, ka të ngjarë të përcillet nga një numër i konsiderueshëm sportdashës vendas. Aktualisht skuadra matjane pozicionohet në vendin e tetë në renditje me 28 pikë, me pikë të barabarta me Lushnjën, që me golavarazh më të mirë renditet e shtata.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"