Buletini i luftës, ja sfidat që kanë humbur lojtarët e Alegrit teksa gjendeshin në infermieri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 20:44

Buletini i luftës, ja sfidat që kanë humbur lojtarët e Alegrit teksa gjendeshin në infermieri

Ku mund të kishte përfunduar Juventusi pa një pankinë kaq të gjatë dhe luksoze, duke parë që dëmtimet kanë qenë gjithmonë në rend të ditës në “Vinovo”? Është një nga pyetjet që ngrenë specialistët. Por nga ana tjetër, është po kaq e sigurt se fakti i kaq shumë mungesave dhe ndër ato më të rëndësishmet, mund të kenë vendosur jo pak në udhëtimin e deritanishëm për torinezët, sidomos në udhëtimin e tyre në kampionat, por gjithashtu edhe në duelin e parë të 1/8-ave të Champions-it kundër Totenhemit.

higuain

Gjithsesi, duket se emergjenca është drejt fundit, ndonëse ndaj Atalantës, në kampionat, 4 mungesa pritet të jenë të sigurta: De Shiljo, Higuain, Bernardeski dhe Kuadrado. Ndoshta, edhe Matuidi e Hëvedes, të cilët, edhe pse i janë bashkuar grupit në stërvitje, nuk priten që të jenë në fushë, ndoshta as në pankinë. Nëse deri tani bardhezinjtë kanë luajtur 36 ndeshje, numri i të dëmtuarve sezonalë në skuadër ka qenë 16 dhe disa prej tyre i kanë pasur edhe të përsëritura.

Me pak fjalë, Juventusit dhe trajnerit Masimiliano Alegri u është dashur shpeshherë që të përballen me një buletin lufte, duke parë shifrat e frikshme të dëmtimeve dhe ndeshjet që shumë prej lojtarëve bardhezi kanë humbur për dëmtim, në të gjitha kompeticionet e luajtura sivjet, siç tregon tabela më poshtë.

lojtaret e demtuar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"