Bellai: Bylisi dominon me forcën e grupit, synimet i realizojmë edhe sot me Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 10:45

Bellai: Bylisi dominon me forcën e grupit, synimet i realizojmë edhe sot me Besën

Bylisi u ka dhënë përgatitjeve për ndeshjen me Besën, që do të luhet sot në kryeqytet, në “Arenën e Demave”.Bellai

Trajneri Arian Bellai, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” u tregua optimist dhe ka kërkuar nga ekipi që tregojë vazhdimësinë edhe ndaj Besës.

Bellai, si e shikoni Bylisin në duelin ndaj Besës në transfertë?

Si klub përgëzuam djemtë për fitoren me Apoloninë dhe nisëm punën për atë që na pret. Fierakët i dominuam dhe tani na pret Besa, një ekip i fortë që ka kualitete brenda. Motoja jonë është që të punojmë dhe të japim më të mirën, si në stërvitje dhe ndeshje zyrtare. Besa është skuadër që ka rritje, por ne jemi Bylisi dhe kemi synime të qarta. Kështu që duam që të bëjmë më të mirën.

Si është gjendja në skuadër para kësaj sfide?

Gjendja është e mirë, djemtë janë optimistë dhe jemi më të bashkuar se kurrë në këtë fazë të garës. Duan ta mbyllim pa asnjë hap fals deri në fund. Janë ndeshje delikate, por jo të pakalueshme.

Rivalët presin të gabojë Bylisi, po ju çfarë prisni nga rivalët?

Kemi qenë kryesues që në javën e parë. Që kur ka startuar kampionati kam thënë se ne duhet të shohim punën tonë dhe ketë duhet të bëjmë deri në fund. Unë dhe klubi bashkë me djemtë bëjmë llogaritë tona. Kështu që këtë metodikë pune do të kemi deri në fund.

E keni menduar 11-shen e sotme ndaj kavajasve?

Patjetër, sepse punoj çdo ditë me djemtë, por edhe ndonjë dyshim besoj se ta zgjidhim. Më e rëndësishme është që djemtë punojnë dhe bëjnë më të mirën. Unë besoj shumë tek ata, sepse jo më kot kanë treguar në çdo javë se janë më të mirët në këtë kampionat. Jemi Bylisi, këtu dominon forca e grupit.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"