Basketboll meshkuj/ Tirana-Besëlidhja, faza e parë mbyllet me supersfidë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2023 | 14:57

Basketboll meshkuj/ Tirana-Besëlidhja, faza e parë mbyllet me supersfidë

Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar datat dhe oraret e ndeshjeve të fundjavës për kampionatet kombëtare. Në radhët e meshkujve do të luhet java e 11-të, që shënon edhe fundin e fazës së parë.

tirana beselidhja

Kryendeshja e javës është pa diskutim, përballja ndërmjet Tiranës dhe Besëlidhjes të premten në orën 19:00 në sallën “Farie Hoti”. Një takim mes dy finalistëve të edicionit të kaluar, me bardheblutë e Erkand Karajit që morën titullin pas një përmbysjeje spektakolare nga 0-2 në 3-2.

Lezhjanët e Afrim Bilalit vijnë në këtë takim, pas një ecurie perfekte, si kryesues të pamposhtur me 9 fitore, ndërsa kryeqytetasit janë aktualisht të tretët, me 7 fitore dhe 2 humbje.

A

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"