BASKETBOLL / Lajthiza, sponsori i ri gjeneral i Ligës Unike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 9:10

BASKETBOLL / Lajthiza, sponsori i ri gjeneral i Ligës Unike

Liga Unike Lajthiza, kështu që do të quhet evenimenti mbarëkombëtar i basketbollit për meshkuj ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Mesditën e djeshme, në fushën Sigal në Tiranë, që është edhe vendi i themelimit të Ligës Unike, është firmosur marrëveshja e sponsorizimit mes eventit mbarëkombëtar dhe kompanisë Lajthiza.

WhatsApp Image 2024-03-01 at 11.08.22 PM (2)

Një marrëveshje trepalëshe mes Presidentit të FSHB-së, Avni Ponari, Presidentit të Lajthiza Invest, Hajri Elezi dhe nënkryetarit të bashkisë Vlorë, Klevis Kaso. Liga Unike Lajthiza do të mbahet me formatin “Final 8” në qytetin e Vlorës nga data 27 deri më 31 mars. Tirana, Kamza, Besëlidhja dhe Teuta janë skuadrat pjesëmarrëse të Shqipërisë, ndërsa Kosova do të përfaqësohet nga Peja, Sigal Prishtina, Trepça dhe Golden Ylli.

AVNI PONARI –Fjalimin hapës në konferencën për shtyp e mbajti presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, i cili u shfaq entuziast për marrëveshjen dhe për zhvillimin e Ligës Unike në Vlorë. “Kemi zgjedhur për ta bërë këtë konferencë shtypi në këtë vend, sepse pikërisht këtu në fushën Sigal është nënshkruar edhe marrëveshja e parë dhe historike e themelimit të Ligës Unike. Përfitoj nga rasti për të falënderuar të gjitha ekipet pjesëmarrëse, skuadra të cilat kanë bërë të mundur edhe zhvillimin e këtij aktiviteti.

WhatsApp Image 2024-03-01 at 11.08.22 PM

Besoj që do të kemi një garë shumë të bukur në Vlorë, që është qyteti organizator i këtij eventi të rëndësishëm. Dua të falenderoj presidentin e Grupit Lajthiza, që do të jetë edhe sponsori gjenerali i Ligës Unike. Ky sport zhvillimin e ka nga financimi dhe siç dihet buxhetet e Shqipërisë dhe Kosovës kanë diferenca të mëdha, raporti është 1 me 10. Unë u uroj të gjitha ekipeve të na japin një garë të bukur”, deklaroi Ponari, i cili më tej foli edhe për arbitrimin, duke njoftuar se Liga Unike Lajthiza do të ketë asistencën e drejtorit të FIBA-s për abritrat, kroatit Davorin Nakiç:

“Gjyqtarët këtë herë do të jenë në një vëzhgim gjatë të gjithë garave nga drejtori Nakiç, i cili do të ndihmojë natyrisht edhe me zhvillimin e disa klinikave, duke qenë një shtysë edhe më e madhe për arbitrat tanë. Arbitrimi në Shqipëri kohët e fundit ka një ndryshim shumë të madh dhe pozitiv”, deklaroi Ponari.

HAJRI ELEZI – Presidenti i Lajthizës, Hajri Elezi, u shpreh se kompania që ai drejton do të vijojë që të jetë pranë sportit: “Kompania Lajthiza për disa është mbështesë kryesore e të gjitha aktiviteteve sportive dhe sociale në aktivitet kombëtare dhe lokale. Është kënaqësi për ne që do të marrim pjesë në këtë event mbarëkombëtar dhe i urojmë sukses të lojtarëve dhe skuadrave në garë. Do të bëjmë më të mirën në shërbimin tonë dhe mbështetjen e Ligës Unike”, u shpreh Elezi.

WhatsApp Image 2024-03-01 at 11.08.23 PM

KLEVIS KASO – Nënkryetari i Bashkisë Vlorë, Klevis Kaso, garantoi Ligën Unike Lajthiza, për pjesën organizative: “Në kuadër të titullit ‘Qyteti Europian i Sportit’, Vlora është angazhuar që ta presë këtë garë që unifikon sportin e basketbollit ndërmjet trevave shqiptare. Falënderojmë të dyja federatat respektive që janë angazhuar që ky event kaq i rëndësishëm të bëhet në Vlorë.

WhatsApp Image 2024-03-01 at 11.08.23 PM (1)

Ne jemi të gjithë të angazhuar që të transmetojmë sport dhe një demonstrim sa më të bukur për këtë eveniment. Me këtë rast dua të falënderoj Lajthizën dhe presidentin e saj që e mbështet këtë Ligë. Ajo që mund të them është se ne jemi gati për të qenë në lartësinë e duhur për sa i përket organizimit”, tha ndër të tjetra Kaso.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"