BASKETBOLL/ Emi Skuqi dhe amerikani Wilkins, MVP-të e javës në kampionate

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 20:23

BASKETBOLL/ Emi Skuqi dhe amerikani Wilkins, MVP-të e javës në kampionate

Duke iu referuar statistikave individuale, Federata Shqiptare e Basketbollit ka shpallur lojtarët dhe formacionet më të mira të javës. Në radhët e femrave, java e tetë nuk u zhvillua e plotë, për shkak se takimi Vllaznia-Teuta u shty pasi pallati në sportit “Qazim Dervishi” ishte i bllokuar nga një aktivitet i taekuondosë.

basket

Vlerësimin MVP të javës e meritoi Emi Skuqi e Barletit. Ndonëse skuadra universitare u mund nga Elbasani në një takim shumë të luftuar, Skuqi shkëlqeu, duke regjistruar 22 pikë, 13 kërcime dhe 1 asist, për të fiksuar indeksin 37, më të lartin në tri takimet e javës së shtatë. Ndërkohë formacioni më i mirë plotësohet nga Asia Henderson e Flamurtarit (15 pikë, 15 kërcime, 3 asistime, indeksi 32), Xhemile Ahmetaj (19 pikë, 3 kërcime, 5 asistime, indeksi 28) dhe Dea Sali 19 pikë, 6 kërcime, 6 asistime, indeksi 18) të Elbasanit, si dhe Marinela Gjergji e Studentit (18 pikë, 11 kërcime, 3 asistime, indeksi 22).

aa

Në kampionatin e meshkujve, lojtari më i mirë i javës së nëntë ishte Dyquavis Wilkins. Amerikani i Flamurtarit spikati në fitoren e thellë që vlonjatët arritën në Korçë ndaj Skënderbeut, duke regjistruar 31 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime, për të fiksuar indeksin 40. Top-5 në radhët e djemve plotësohet nga Dominique Keyes i Kamzës (23 pikë, 14 kërcime, 1 asist, indeksi 32), Vinsent Grazhdani (21 pikë, 17 kërcime, 2 asistime, indeksi 31) dhe Blake Marquardt (26 pikë, 9 kërcime, indeksi 28) të Besëlidhjes dhe Jamarcus Jones 9 Apolonisë (18 pikë, 11 kërcime, 1 asist, indeksi 30).

 

BB

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"