BASKET FEMRA/ Feston Tirana, Flamurtari bie në kryeqytet. Partizani bën detyrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 17:52

BASKET FEMRA/ Feston Tirana, Flamurtari bie në kryeqytet. Partizani bën detyrën

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka luajtur tri takime për javën e tetë. Tirana i ka shkaktuar disfatën e parë në kampionat Flamurtarit, duke fituar kryendeshjen e javës. Vajzat bardheblu bënë një paraqitje shumë të mirë ndaj kampioneve në fuqi, duke triumfuar me rezultatin 60-59 (17-13, 15- 13, 15-17, 13-16) në një ndeshje tepër të luftuar në “Farie Hoti”.

BASKETBOLL FEMRA

Skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj ishte në epërsi thuajse gjatë të gjithë kohës, madje duke u shkëputur deri në +12 pikë. Flamurtari provoi të reagonte në gjysmën e dytë të ndeshjes, por kryeqytetaset rezistuan, duke e mbrojtur fitoren deri në fund. Aida Palko, Morina Bojka dhe Maggie Justinak udhëhoqën vendëset në këtë sukses, me Tiranën që kap kreun e renditjes me pikë të barabarta me vlonjatet. Për Flamurtarin nuk mjaftoi Asia Henderson, autore e 15 pikëve dhe po kaq kërcimeve.

Vlonjatet, pasi humbën Superkupën ndaj Partizanit të enjten në “Feti Borova”, pësojnë kështu një tjetër disfatë në kryeqytet. Në ndeshjet e tjera, Partizani kaloi me sukses derbin kundër Studentit. Vajzat e Eliverta Bujarit fituan të shtunën në “Asllan Rusi” me rezultatin 62-80 (8-25, 17-21, 19-17, 18-17), teksa e bënë diferencën që në 10 minutat e para, për ta menaxhuar me tej me qetësi epërsinë.

Elbasani fitoi duelin e skuadrave që mbyllin tabelën, teksa mposhti Barletin në Tiranë me rezultatin 71-74 (22-16, 18-13, 14-25, 17-20). Universitaret luajtën më mirë në pjesën e parë, por në të dytën vajzat verdheblu realizuan përmbysjen në një takim me shumë rivalitet. Ndërkohë ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Teutës është shtyrë për një tjetër datë.

BASKET F

BAS F

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"