Bashkëpunimi prej 26 vitesh gati të ndërpritet, një tjetër gjigand veshjesh mund të mbulojë me miliona Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 10:10

Bashkëpunimi prej 26 vitesh gati të ndërpritet, një tjetër gjigand veshjesh mund të mbulojë me miliona Barcelonën

Nëse gjiganti i veshjeve sportive “Nike” ka një skuadër ndër më besniket, ajo është Barcelona. Që prej vitit 1998 e deri më sot (26 vite) janë ata që veshin katalanasit, por ndoshta ky mund të jetë edhe sezoni i fundit.

barcelona

Edhe pse mes kuqebluve dhe “Nike” ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, në orët e fundit gjiganti tjetër i veshjeve, “Puma”, ka nisur bisedimet dhe është gati që të veshë jo vetëm me uniforma, por me qindra miliona euro katalanasit.

Sipas asaj që raporton “Sport”, presidenti Joan Laporta ka marrë një ofertë e cila mund të mbyllë shumë hendeqe ekonomike, pasi “Puma” ka bërë një ofertë të çmendur: 120 milionë euro, plus 20 të tjera në formë bonusesh në varësi të sukseseve të ekipit për çdo sezon, nëse prish kontratën me “Nike”.

Dhe jo vetëm kaq, nëse Barcelona do të vendosë të pranojë ofertën e tyre dhe të nisë bashkëpunimin që nga sezoni i ardhshëm, vetëm për firmën do të dhurojë një bonus prej 100 milionësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"