Bardhi: Jam korrekt dhe jap premio, Ilira është OK

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2012 | 13:41

Bardhi: Jam korrekt dhe jap premio, Ilira është OK

Kryebashkiaku i Fushë-Krujës dhe njëkohësisht president i Ilirisë, Gjon Bardhi, e ka përjetuar në mënyrën më të mirë të mundshme fitoren historike 5-0 të skuadrës së tij ndaj Elbasanit. “Në analizën e humbjes së pësuar më parë në Sarandë, për rreth një orë e 30 minuta, së bashku me stafin e trajnerëve dhe futbollistët kemi analizuar në mënyrë të detajuar shkakun. Ajo humbje i lëkundi disi pozitat tona. Futbollistët më premtuan kthesën dhe punuan që në takimin me Elbasanin, e në fakt ia dolën. Përveç rezultatit, përballë verdhebluve treguam edhe një nivel të lartë. Jam munduar të jem sa më korrekt për sa i përket zbatimit të kontratave me lojtarët. Ata janë paguar në datën e caktuar dhe kanë marrë premio për fitoret e arritura. I përgëzoj djemtë për atë që bënë në fushën e lojës dhe jam i bindur se do të vazhdojmë kështu deri në fund”, – thotë Bardhi. Një garanci më shumë për Ilirinë përbën dhe stoli i rezervave, që ishte i kompletuar.
Shkëlqim Hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"