Barcelona dhe Juventus kërkojnë me çdo kusht kualifikimin, ja 8 duelet e mbrëmjes në Europa Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 9:33

Barcelona dhe Juventus kërkojnë me çdo kusht kualifikimin, ja 8 duelet e mbrëmjes në Europa Ligë

16 skuadra do të zbresin në fushë në mbrëmje pasi do të luhen ndeshjet e kthimit të “play off”-it të 1/8-ave të Ligës së Europës.Collage Maker-23-Feb-2023-09.35-AM

Dueli më i rëndësishëm padyshim është mes Mançester Junajtid dhe Barcelonës. Katalanasit shkojnë në “Old Trafford” për të marrë kualifikimin pas barazimit 2-2 në “Camp Nou”. Gjithashtu një duel që pritet të jetë i luftuar është ai mes Nantës dhe Juventusit pas barazimit 1-1 në Torino. “Zonja e Vjetër” do të përpiqet të bëjë gjithçka mirë që të kalojë në fazën tjetër.

Sevija do të përballet me PSV Eindhoven pasi ka siguruar një fitore 3-0. Ndërkohë Roma e Murinjos do të duhet të fitojë pas humbjes 0-1 ndaj Salzburgut.

Kalendari i ndeshjeve të sotme

SPORTING LISBONË – MIDTJILEND (18:45)

MONAKU – BAJER LEVERKUSEN (18:45)

NANTË – JUVENTUS (18:45)

PSV EINDHOVEN – SEVIJA (18:45)

MANÇESTER JUNAJTID – BARCELONA (21:00)

ROMA – SALCBURG(21:00)

REN- SHAHTJOR (21:00)

UNION BERLIN – AJAKS (21:00)

c nmcc (1)PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"