Barazon Kombëtarja, Lala: Kualifikohemi në Europian

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 7, 2014 | 13:08

Barazon Kombëtarja, Lala: Kualifikohemi në Europian

Kombetarja U-19KOMBËTARJA U-19–SHKËNDIJA 2-2
GOLAT: Drizi 17’, Lila 82’/ Morina 35’, Manaj 40’
KOMBËTARJA U-19: Elezaj, Maliqi, Bregasi, Ndoni, Humolli, Hoxhallari, Morina, Rashica, Manaj, Laçi, Bare. (u aktivizuan: Habili, Toli, Lokaj, Ndoj, Abrazhdaj, Mici, Kalaj, Kopaçi). Trajner: Altin Lala.
SHKËNDIJA U-19: Çaushdelo, Ndreu, Biduli, Kastrati, Kaçupaj, Teqja, Drizi, Agolli, Myzyri, Ivani, Dollani. (u aktivizuan: Lila, Lokaj, Kadriu, V.Mema, Trebicka, Brahimllari, Zhupa, K.Mema, Bilbili). Trajner: Luan Pinari.
GJYQTARËT: Edvaldo Dyrmishi/ M.Shazivari dhe E.Morina
KARTONA TË VERDHË: Lokaj 55’/ V.Mema 62’

Kombëtarja U-19 ka zhvilluar dje një miqësore me homologët e Shkëndijës në prag të përgatitjeve për kualifikimet në Elite Raund, të cilat luhen nga datat 12-17 nëntor në Portugali. Ekipi ynë kombëtar është në të njëjtin grup me Danimarkën, Portugalinë dhe Uellsin. Takimi i parë më 12 nëntor do të jetë kundër Danimarkës. I dyti do të luhet kundër vendasve të Portugalisë, më 14 nëntor. Takimi i fundit më datë 17 nëntor do të luhet kundër Uellsit. Takimi i djeshëm ka qenë më shumë një test për të afruarit në ekipin kombëtar e për këtë tekniku Altin Lala ka mundur të shfrytëzojë të gjithë stolin që kishte në dispozicion. Të njëjtën gjë ka bërë edhe tekniku tjetër, Luan Pinari. Ishin moshatarët e mjeshtërisë ata që shënuan të parët me anë të Aldos Drizajt, që me një gjuajtje të bukur ka befasuar portierin Elezaj, por më pas janë kundërpërgjigjur lojtarët e ekipit kombëtar me anë të Esad Morinës. Pas 5 minutash është futbollisti që luan për Kremonezen në kampionatin italian, Maja, ai që ka shënuar edhe golin e dytë, duke e çuar në fitoren 2-1 ekipin e drejtuar nga Altin Lala. Me këtë rezultat shkohet në pushim, por në pjesën e dytë, edhe për shkak të shumë zëvendësimeve, Shkëndija barazoi me anë të Mario Lilës. Në përfundim të takimit, Altin Lala tha: “Ne do të shkojmë në këtë fazë eliminatore me synimin për kualifikim, edhe pse kemi kundërshtarë mjaft të fortë dhe me emër në futbollin europian, ne nuk do të shkojmë si inferiorë. Në çdo ndeshje do të luajmë për fitore. Janë 3 futbollistë nga Shqipëria që do të jenë pjesë e ekipit tonë kombëtar, Çekiçi, Morina dhe Humolli. Kundërshtarët tanë janë shumë të fortë sesa ne, por gjithsesi edhe ne kemi krijuar një grup që është me pretendime”.

LISTA E U-19
Entonio Elezaj
Behar Maliqi
Delian Bregasi
Laert Ndoni
Rinor Humolli
Erjon Hoxhallari
Esad Morina
Milot Rashica
Rei Manaj
Qazim Laçi
Keidi Bare
Ervis Habili
Aleks Toli
Andin Lokaj
Abrazhdaj
Besnik Ndoj
Roni Mici
Marsel Kalaj
Flori Kopaçi
A.Dushku





www.minuta90.com