Barazimi zhgënjyes ndaj Rumanisë, trajneri Zhires: Faji kryesor i mbetet terrenit, lojtarët që kemi nevojë zgjedhin kombëtare të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2023 | 23:49

Barazimi zhgënjyes ndaj Rumanisë, trajneri Zhires: Faji kryesor i mbetet terrenit, lojtarët që kemi nevojë zgjedhin kombëtare të tjera

Zhgënjim në radhët e Kosovës, pas barazimit në shtëpi ndaj Rumanisë, që ishte i treti radhazi në eliminatoret e Europianit.

ZHIRES

“Dardanët” e trajnerit Zhires, nuk mundën të shkonin më shumë se barazimi pa gola ndaj rumunëve, teksa tekniku francez i Kosovës, ia ve fajin fushës për mos gjetjen e fitores. Ai gjithashtu preku edhe temën e lojtarëve shqiptarë nga Kosova, që zgjedhin të përfaqësojnë ekipe të tjera kombëtare.  

“Në momentet e fundit kemi mundur të bëjmë më mirë. Faji kryesor i mbetet terrenit dhe kushteve të fushës. Në përgjithësi ekipi sot u përgjigj mirë dhe luajti mirë. Në fundin e lojës, Muriqi shpërdoroi edhe Rashica pati raste.

Nuk jam i sigurt që i kemi pasur 5 ndeshje radhazi barazim. Lojtarët që kemi nevojë për ta po zgjedhin përfaqësuese tjera. Përderisa matematika na lejon të kualifikohemi, shpresat nuk kanë humbur ende”,  tha Zhires pas ndeshjes.  

PANORAMASPORT.AL