Barazim i bardhë në Rrogozhinë, Erzeni dhe Kukësi ndajnë pikët mes kontestimeve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 23:45

Barazim i bardhë në Rrogozhinë, Erzeni dhe Kukësi ndajnë pikët mes kontestimeve (VIDEO)

Takimi i javës së 16-të në Kategorinë Superiore mes Erzenit dhe Kukësit u zhvillua në stadiumin e Rrogozhinë dhe në fund u mbyll në shifrat 0-0. Pjesa e parë ishte më e zbehtë, ndërsa e dyta i pati të gjitha me përjashtim të golit të regjistruar.

bandicam 2023-12-10 13-40-17-354

Penallti e dhënë për Kukësin, por e anuluar më pas nga VAR-i. Erzeni gjen golin pas këtij momenti, por edhe shijakasve u anulohet për pozicion jashtë loje. Erzeni pati disa pretendime për penallti të tjera, por gjyqtari nuk i mori në konsideratë dhe gjithçka u mbyll në barazim 0-0.

 

Erzeni-Kukësi 0-0

Mbyllet ndeshja me barazim 0-0.

90+6′ Mehmetllari hyn në fushë në vend të Da Motas.

90+3′ Çelaj hyn në fushë për Erzenin në vend të Maliqit.

90+3′ Karton i verdhë për Zhongon.

90+2’ Tjetër pretendim i shijakasve për penallti. (VIDEO)

89′ Pas topit të krosuar nga këndi, topi largohet nga mbrojtja kuksiane dhe shkon te Zeka. Por gjuajtja e tij është e gabuar dhe del jashtë.

87′ Zëvendësim  tek Kukësi, Kahrimanoviç ua lë vendin Rojas.

81’ Goditje këndi për Erzenin, por topi i harkuar në zonë kontrollohet me duar nga portieri Tafas.

77′ Rivas del nga fusha dhe në lojë hyn Abdu Mbarak.

73′ Erzeni pretendon për penallti, por gjyqtari vijon lojën. (VIDEO)

71′ Zëvendësim i dyfishtë te Kukësi.  Jusuf dhe Momo ia lënë vendin Dukës dhe Beshirajt.

70′ Zeka teston portierin e Kukësit, Tafas pret në dy kohë.

68′ Migone gjuan nga jashtë zonës, por jashtë.

62′ Erzeni gjen golin me Maliqin, por anulohet për pozicion jashtëloje. (VIDEO)

61′ Gjyqtari Myrtja shkon e shikon te kabina e VAR-it dhe më pas e anulon penalltinë. (VIDEO)

58′ Penallti për Kukësin. Kahrimanoviç ndërhyn ndaj Da Motas hde gjyqtari akordon 11-metërsh. (VIDEO)

57’ Moment ilariteti në fushë. Rivas ndali lojën pasi dëgjoi një vërshëllimë, por që nuk ishte e arbitrit Myrtja. Vërshëllima erdhi nga tribunat dhe gjyqtari më pas rifillon lojën me topin në favor të Kukësit.  (VIDEO)

53′ Zeka gjuan në drejtim të portës së Kukësit, por portieri Tafas me këmbë largon rrezikun.

49′ Salami provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit të portës  shijakase.

46′ Nis pjesa e dytë. Erzeni e nis me një zëvendësim, Migone hyn në vend të Meçjas.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura.

42’ Goditje dënimi për Erzenin në të majtë të sulmit.  Kahrimanoviç harkon në zonë, del portieri Tafas dhe kontrollon topin.

33′ Kahrimanoviç është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

32′ Tension në fushë, Sadiki përplaset me Rivas. Gjyqtari vetëm i këshillon. (VIDEO)

28′ Kundërsulm i Kukësit dhe në fund vjen gjuajtja e Rivas, por bllokohet nga shijakasit. Edhe goditja e këndit nuk solli rrezik, pasi  Erzeni është i saktë në fazën mbrojtëse.

22′ Murati provon me të majtën brenda zonës, por i vëmendshëm portieri Hasanbelli, që e grushton topin. (VIDEO)

18′ Zeka provon me një goditje dënimi, pozicion diagonal, por shënjestra është e gabuar.

14′ Zeka gjuan nga distanca, pret Tafas.

11′ Shijakasit prtendojnë për penallti, por gjyqtari vijon lojën (VIDEO).

4’Kahrimanoviç nga këndi, Murati largon rrezikun nga zona e Kukësit.

1′ Nis takimi.

 

 

FORMACIONET ZYRTARE

ERZENI: Hasanbelli, Osmanllari, Sadiki, Atanda, Peposhi, Maliqi, Alba, Zeka, Kahrimanoviç, Meçja, Mihana

Trajner: Alfred Deliallisi

KUKËSI: Tafas, Murati, Reçi, Zhongo, Lamçe, Jusuf, Fejzaj, Mota, Momoh, Rivas, Salami

Trajner: Stavri Nica

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"