Ballkani luan në transfertën çeke, nuk mungojnë sfidat interesante. Ja të gjitha përballjet e mbrëmjes në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 9:03

Ballkani luan në transfertën çeke, nuk mungojnë sfidat interesante. Ja të gjitha përballjet e mbrëmjes në Ligën e Konferencës

Liga e Konferencës, ashtu si Liga e Europës është rikthyer për të luajtur javën e saj të dytë, me sfidat interesante që nuk mungojnë.

LIGA E KONFERENCES

Ajo që bie në sy është Slavia e Pragës me Ballkanin në orën 18:45. Kampionët e Kosovës që drejtohen nga Ilir Daja ishin shumë pranë fitores në ndeshjen debutuese, por një gol në minutën e fundit i hoqi tre pikët nga duart përballë Klyzhit. Kësaj radhe ata do të kërkojnë të surprizojnë sërish edhe pse do të kenë kundër në transfertë skuadrën më të fortë të grupit.

Sfida të tjera interesante do të jenë ato mes pretendentëve, ku Firoentina do të ndeshet në transfertë përballë Bashkashehirit, ndërsa Uest Hemi, po në transfertë do të ndeshet kundër Silkeborgut.

Hapoel Ber Sheva pret në shtëpi Vijarealin, ndërsa Partizani i Beogradit do të ndeshet me Nisën në shtëpi.

liga e konferences

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"