Bajern Mynih hedh sytë nga Spanja, kërkon përforcime në mbrojtje dhe mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 18:22

Bajern Mynih hedh sytë nga Spanja, kërkon përforcime në mbrojtje dhe mesfushë

Bajern Mynih është në një situate paksa delikate në këto momente. Edhe pse janë akoma në garë për fitimin e Ligës së Kampionëve, janë eliminuar nga Kupa e Gjermanisë dhe qëndrojnë “vite dritë” larg Bajer Leverkusen, që është shkëputur aq shumë sa mund të themi se e ka siguruar tashmë titullin kampion.

bajern

Me 21 shkurt të këtij viti, u njoftua se Tomas Tuhel do të largohet nga drejtimi i ekipit në fund të sezonit aktual, dhe drejtuesit duhet të fillojnë të shohin për pasardhesin e tij. Sipas raportimeve te gazetës gjermane “Bild”, klubi bavarez gjithashtu tenton të përforcojë mbrojtjen dhe mesfushën. Emri i parë për repartin difensiv është mbrojtësi i Barcelonës, Arauho. Gjermanët tentuan që në janar ta transferonin uruguaianin, por nuk arritën, prandaj e kanë si synim kryesor në verë.

Gjithashtu gazeta prestigjoze gjermane raporton edhe për një emër të ri që ka hyrë në radarin e kampioneve në fuqi të Gjermanisë. Behët fjalë për mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi. 25-veçari ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, që Bajern duket se është i gatshëm ta paguajë në verën e këtij viti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"