“Atmosfera do të jetë elektrizuese në ‘Old Trafford’”, Rafael Varan: Gati për Barçën, jemi disiplinuar shumë me Ten Hagun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 11:45

“Atmosfera do të jetë elektrizuese në ‘Old Trafford'”, Rafael Varan: Gati për Barçën, jemi disiplinuar shumë me Ten Hagun

Rafael Varan e di më mirë se të gjithë se çfarë do të thotë të rivalizosh me Barcelonën, ndërsa mbrojtësi i Mançester Junajtidit është përballur 20 herë me gjigantët spanjollë gjatë karrierës së tij me Realin e Madridit.

11bcfbdbd07f0811bcc3051b85a3d520

“Mendoj se gjatë muajit të fundit jemi rritur shumë. Po luajmë me shumë besim dhe nesër (sot) atmosfera do të jetë elektrizuese. Ne duhet të menaxhojmë emocionet tona, të ruajmë qetësinë dhe besojmë. Mendoj se jemi përmirësuar shumë si skuadër dhe hapi i radhës është të mundim ekipe si Barcelona. Është një sfidë e shkëlqyer për ne dhe një shans i madh. Çelsi i përmirësimit është besimi dhe së dyti disiplina”, tha qendërmbrojtësi i “Djajve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"