Atalanta e Gjimshitit hyn në histori, i bashkohet Realit dhe Barçës me fitoren ndaj Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 23:17

Atalanta e Gjimshitit hyn në histori, i bashkohet Realit dhe Barçës me fitoren ndaj Liverpulit

Atalanta ka regjistruar sot një rezultat historik, duke mundur Liverpulin në stadiumin legjendar “Anfield”, për më tepër me një rezultat bindës 3-0 në Ligën e Europës. Dy gola të Skamaka dhe një i Pasaliç i dhanë suksesin italianëve në duelin e sotëm.

asdasddadasadsadsads

Kështu, ajo u bë skuadra e tretë në histori e cila ka mundur më shumë se një herë Liverpulin në “Anfield” në ndeshjet europiane. Dy të parat janë Real Madrid dhe Barcelona, të cilave tashmë u shtohet edhe skuadra e Berat Gjimshitit. Italianët i kishin mundur më parë anglezët në Ligën e Kampioneve në vitin 2020, por me një stadium të boshatisur nga tifozët për shkak të COVID.

Fitorja e sotme e bergamaskëve i jep gjithashtu fund një serie prej 33 ndeshjesh radhazi pa humbje në shtëpi për skuadrën e Klop, e cila kishte 13 muaj që nuk provonte shijen e disfatës para tifozëve të vet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"