Asllani e mbyll sezonin mes falënderimesh: Emocione që nuk i harroj kurrë, krenar të jem zikaltër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2023 | 9:48

Asllani e mbyll sezonin mes falënderimesh: Emocione që nuk i harroj kurrë, krenar të jem zikaltër

Kristjan Asllani mbyll një sezon të vështirë në aspektin personal me Interin, duke qenë se nga trajneri Inzagi nuk kishte shumë minuta pavarësisht se i ka treguar cilësitë kur i është kërkuar.

-kristjan-asllani-inter-2022-2023-1660304088-90074

Megjithatë, për mesfushorin e Kombëtares mbetet një rrugëtim i jashtëzakonshëm që ka pasur emocione që ai i konsideron të paharrueshme. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Asllani nuk i ka kursyer falënderimet në këtë fund sezoni para se të bashkohet me ekipin Kombëtar.

“Një vit që më ka dhënë emocione që nuk do t’i harroj kurrë. Faleminderit të gjithëve që na shoqëruat në këtë rrugëtim të pabesueshëm. Krenar që jam një lojtar zikaltër. Faleminderit çuna”, shkruan Asllani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"