“Asgjë nuk ka përfunduar, kemi fituar vetëm një betejë”. Sekretari Lleshaj: Trepikësh me zemër për Burrelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 11:17

“Asgjë nuk ka përfunduar, kemi fituar vetëm një betejë”. Sekretari Lleshaj: Trepikësh me zemër për Burrelin

Burreli mori një fitore të rëndësishme ndaj Bylisit, sukses që i jep qetësi matjanëve për vazhdimësinë. Në prononcimin për “Panorama Sport”, sekretari i klubit matjan, Marjan Lleshaj u shpreh: “Çdo fitore ka rëndësinë dhe peshën e vete.

burreli fest

Përballë kishim një pretendent që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit. Ndeshjet e kësaj faze duhen të menaxhohen me kujdes se një hap fals të kushton shtrenjtë. Fitoren ndaj Bylisit e konsideroj fitore me zemër. Skuadra zhvilloi një nga ndeshjet më të mira e kur ajo arrihet ndaj një kundërshtari të fortë, fitorja merr të tjera vlera.

Një falënderim shkon për tifozerinë tonë që vazhdon të na mbështesë dhe është një burim frymëzimi në arritjet e rezultateve pozitive. Mendoj se disiplina taktike, zbatimi me përpikëri i detyrave të dhëna nga stafi e bëri lojën e skuadrës më të sigurt. Përveç kësaj, loja e fortë në mbrojtje, sigurisht pa harruar dhe detyrat e tjera na çuan te fitorja aq shumë e rëndësishme. Asgjë nuk ka përfunduar. Ne kemi fituar një betejë, por lufta vazhdon”.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"