Asensio “thumbon” Ronaldon: Ne kemi qenë gjithmonë si familje

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 3, 2018 | 15:58

Asensio “thumbon” Ronaldon: Ne kemi qenë gjithmonë si familje

Marko Asensio i kundërpërgjigjet Kristiano Ronaldos, duke thënë se Reali është një familje e madhe. “Juventusi mund të jetë një familje e madhe, por Madridi gjithashtu. Nuk e di nëse jemi më shumë skuadër apo jo pa Ronaldon. Që nga koha kur unë jam këtu, kemi qenë një ekip brenda dhe jashtë fushës.

asensiooo

Kemi luftuar të gjithë bashku. Kur ishte Kristiano ishim një ekip dhe të gjithë ndihmonim njëri-tjetrin”, tha Asensio. Ai më tej foli për ndeshjen e fituar nga Reali dhe momentin personal.

“Jam i kënaqur për minutat që kam në dispozicion dhe për mënyrën si po shkojnë gjërat. Morëm një fitore të rëndësishme dhe në pushimin e ndeshjes korrigjuam shumë gjëra”, përfundoi sulmuesi i madrilenëve. Ai gjithashtu tregoi emocionet për grumbullimin në kombëtaren e Spanjës dhe tha se ndihet krenar që Enrike e vlerëson.





www.minuta90.com