Arsenal udhëton drejt Mynihut në përballjen e Champions, Mikel Arteta: Ne do bëjmë maksimumin që t’i mundim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 20:33

Arsenal udhëton drejt Mynihut në përballjen e Champions, Mikel Arteta: Ne do bëjmë maksimumin që t’i mundim

Arsenal barazoi mesjavën e kaluar kundër Bajern Mynihut 2-2, ndërsa të mërkurën në mbrëmje do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në Gjermani.

bandicam 2024-04-16 20-32-41-725

“Topçinjtë” vijnë nga një humbje në kampionat kundër Aston Vilës dhe jo me 100% e formës që duhet, megjithatë trajneri i londinezëve Mikel Arteta, thotë që do bëjnë maksimumin për t’u kualifikuar.

“Të gjithë përgatitjet janë bërë që të arrijmë gjysmëfinalen. Çdo gjë që kemi bërë në këto dhjetë muaj dhe sezonin e kaluar, janë bërë që nesër të mund të kualifikohemi. Ne mund ta humbim ose mund ta fitojmë. Ne do bëjmë maksimumin që t’i fitojmë këto trofe.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"