Ardian Mema largohet nga Kastrioti, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i krutanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2023 | 10:38

Ardian Mema largohet nga Kastrioti, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i krutanëve

Ardian Mema nuk është më trajneri i Kastriotit.

ardian mema

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi krutan, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se Mema ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

“Klubi i Futbollit Kastrioti njofton se Ardian Mema nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë. Tekniku ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesve të klubit të cilët e kanë pranuar vendimin e tij. Klubi e falënderon teknikun për gjithçka dha për ekipin dhe i uron suksese në karrierë”, njofton klubi.

“Panorama Sport” mëson se gjasat më të mëdha janë që të rikthehet sërish në krye të stolit Emiljano Çela, i cili më parë ka drejtuar me sukses ekipin krutan.

emiljano cela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"