Arbnor Muja zgjodhi të luajë për Kombëtaren kuqezi, reagon trajneri i Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2023 | 22:22

Arbnor Muja zgjodhi të luajë për Kombëtaren kuqezi, reagon trajneri i Kosovës

Arbnor Muja ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare, teksa mori edhe një ftesë nga Silvinjo për dy ndeshjet në këto kualifikuese.Collage Maker-05-Sep-2023-03-31-PM-2612

Kjo nuk ka lënë një shije të mirë te Përfaqësuesja e Kosovës, teksa trajneri i ekipit, Primoz Gliha, ka dalë në konferencën për shtyp për listën e lojtarëve të tij, si dhe për sfidat që dardanët do të luajnë ndaj Rumanisë dhe Zvicrës.

Duke iu referuar rastit të Mujës, Gliha shprehet: “Çfarë është më e rëndësishmja është dashuria për kombëtaren. Unë jam nga Sllovenia dhe nuk mund ta imagjinoj asnjëherë se dikush nuk vjen në kombëtare se nuk është futur një lojë dhe një gjë të tillë nuk do ta lejoj. Unë mund ta kuptoj nervozizmin gjatë ndeshjes, por jo të lënë kombëtaren. Në kombëtare vihet për dashurinë ndaj vendit tënd, jo për para e për minutazh. Nuk kam dëgjuar asnjë rast në Slloveni që dikush ka lënë kombëtaren, edhe pse atje jetojnë nacionalitete të ndryshme, të cilët po ashtu janë ftuar në kombëtare. Kurrë nuk mund të refuzosh kombëtaren”, ka thënë për mediat trajneri i Kosovës, Primoz Gliha.mx,vn,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"