Arapin nuk e frikëson aventura e re me Teutën: Njëlloj si vitin e kaluar, në fund fituam titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2021 | 14:26

Arapin nuk e frikëson aventura e re me Teutën: Njëlloj si vitin e kaluar, në fund fituam titullin

Renato Arapi është zyrtarisht trajneri i ri i Teutës. Në një konferencë për shtyp 35 vjeçari u shpreh shumë i lumtur për këtë aventurë të re, por foli dhe për raportin me ish-trajnerin Edi Martini.

arapi

Mirënjohje klubit

“Gjej rastin për të falenderuar presidentin për mundësinë që më ka dhënë. Është përgjegjësi e madhe sepse vijmë nga titulli kampion. Kemi bërë ndeshje me lojë të mirë. Duhet të ndryshojmë disa gjëra, nuk na premton koha. Të shpresojmë që të marrim maksimumin nga ndeshja e radhës”.

Gjendja e ekipit

Unë e njoh ambientin e klubit, kam marrëdhënie të mira edhe me lojtarët. Besoj se do kem mbështetjen e tyre. Ajo që do synojmë këtë javë është ana psikologjike, për të dhënë besimin që kemi pasur. Kemi bërë ndeshje të mira, vetëm në fund kapitulluam me Partizanin. Kemi diferencë prej tetë pikësh me vendin e parë. Është njësoj si vitin e shkuar, kur në fund ia dolëm të fitonim titullin. Jemi ndërtuar për vendet e para”.

Çfarë nuk ju ka pëlqyer?

Jemi koshient për golat që pësojmë, kemi pasur ndryshime në mbrojtje. Ndryshe nga vjet kemi shënuar çdo ndeshje por kemi pësuar, ky është defekti”.

Problemi i stadiumit

Është problem më vete, ishim koshient. Të mos luash në shtëpi, i jep mundësi kundërshtarit në fushë asnjëanëse. Ndeshjet në Elbasan janë bërë të mira, na ka mundur vetëm Partizani.

Ndëshkimet gjatë ndeshjeve

Kartonat nuk na bëjnë mirë, do mundohemi të zgjidhim këtë pjesë. Duke pasur edhe besimin brenda, them se do jemi në vendet e para. Mos harrojmë se është edhe Dinamo këtë sezon, që e shton vështirësinë.

Raporti me ish-trajnerin Edi Martini

Kam pasur komunikim gjatë gjithë kohës, kam marrëdhenie të ngushtë. Më ka dhënë sugjerimet e tij. E falenderoj për çdo gjë që ka dhënë dhe mbështetjen që më ka dhënë në çdo hap. Është trajneri më i sukseshëm i Teutës dhe unë i uroj vetëm suksese”.

Renato Arapi luajti për durrsakët në sezonet 2019-2021, ku spikat fitorja e kampionatit vitin e kaluar. Teuta aktualisht ndodhet në vendin e 4 në kampionat me 13 pikë të grumbulluara.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"