Arapi me një mungesë, verilindorët balotazh në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ja formacionet e mundshme të Teuta-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2021 | 10:13

Arapi me një mungesë, verilindorët balotazh në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ja formacionet e mundshme të Teuta-Kukësi

Teuta ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen kundër Kukësit, nën drejtimin e trajnerit Renato Arapi, ekipi zhvilloi një seancë tekniko-taktike.

TEUTA KUKESI

Mungesa për këtë ndeshje do të jetë vetëm mbrojtësi Xhekson, që ka pësuar një dëmtim. Durrsakët kërkojnë të fitojnë sfidën e radhës, pas triumfit me Dinamon.

Diego Longo është munduar ta përshtatë stërvitjen e fundit të Kukësit me orarin e sfidës që do të luajë sot në Elbasan përballë Teutës, duke e kryer atë gjatë pasdites.

Pritet që tekniku ta ketë skuadrën të plotë për këtë ndeshje dhe mund të thuhet se dilemat janë të pakta sa u përket titullarëve që do të hedhë në fushë.

Shqetësim ka pasur mbrojtësi Ndreca pas dëmtimit me Laçin, por gjasat janë që të jetë në fushë si titullar.

Mëdyshje ka vetëm në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku duket se ka një balotazh midis dy të rinjve, Peposhit dhe Domit, ndërsa pjesa tjetër e titullarëve duket se nuk do të ndryshojë nga java e fundit.

TEU

KUK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"