Ankth në Korçë, dëmtohet Latifi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 12:56

Ankth në Korçë, dëmtohet Latifi

latifiLiridon Latifi tremb Skënderbeun, teksa mbyll para kohe seancën stërvitore të bardhekuqve. Mesfushori kosovar, në stërvitje e sipër, ka ndier një dhimbje në kofshën e djathtë, të cilën e ka fashuar menjëherë pas ndihmës së stafit mjekësor.

Mirëpo, sërish dhimbjet ishin të dukshme, aq sa Latifi u detyrua të linte stërvitjen. Normalisht, kjo u ka prishur punë së tepërmi skemave të trajnerit Mirel Josa, i cili e kishte parashikuar si titullar mesfushorin që shkëlqeu në dy ndeshjen e fundit. Latifi, me shumë mundësi, nuk do ia dalë të jetë i pranishëm për ndeshjen e radhës kundër Milasmit, që do të luhet nesër në Elbasan. Pak a shumë, me mungesën e sigurt të Latifit, Josa do të vendosë të rikthejë sërish si titullar Gerhard Prognin, duke e ruajtur të pandryshuar skemën e lojës. Në fakt, tropojani ka qenë i padiskutueshëm nga minuta e parë, por forma e mirë që ka treguar Latifi së fundmi, ka bërë që Josa t’i besojë më shumë kosovarit në krahun e djathtë të mesfushës, duke qenë si sulmues i maskuar.

Formacioni

Numri një i pankinës bardhekuqe ka zhvilluar dje seancën e fundit në Korçë, teksa ka provuar edhe një herë formacionin e mundshëm që do të hedhë në fushë në ndeshjen e kthimit. Normalisht të nisur nga fitorja në ndeshjen e parë me rezultatin 0-2, sërish trajneri do mundohet të jetë disi më i qetë dhe të hedhë në fushë një ekip të kujdesshëm, pak a shumë të ngjashëm me atë të ndeshjes së parë kundër Milsamit në Moldavi. Sigurisht Shehi do të jetë ai që do ta nisë ndeshjen nga porta, e më pas do të rreshtohen në mbrojtje, Vangjeli në të djathtë dhe Eskuerdinja në të majtë.

Dyshja e qendrës do të jetë e formuar nga Radas dhe Jashanica, që rikonfirmohen pas paraqitjes së mirë në Moldavi. Para mbrojtësve do të vendoset si zakonisht kapiteni Shkëmbi, e pas tij menjëherë Lilaj dhe Nimaga, që do të formojnë treshen e mesfushës. Disi më përpara do të luajë Berisha në të majtë dhe Progni në të djathtë, duke parë këtu edhe mungesën e Latifit. Në sulm pritet që të luajë i vetëm Salihi nga minuta e parë. Edhe këtë herë bullgari Hristov do ta nisë takimin nga stoli. Ky i fundit, nisur edhe nga skemat që ka aplikuar Josa, ka mbetur në stol. Trajneri kërkon më tepër nga bullgari dhe, me sa duket, nëse Salihi qëndron për gjithë sezonin, vështirë se Hristov do të preferohet si titullar. Vetëm nëse Josa ndryshon skemën, atëherë korçarët mund të kenë nga minuta e parë së bashku Salihi-Hristov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"