Andi Lila në “ankand”, PAS Janina bie nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2019 | 22:49

Andi Lila në “ankand”, PAS Janina bie nga kategoria

Me mbylljen e Superligës greke të futbollit, u rrëzuar edhe një emër i njohur në futbollin helen, si PAS Janina, ekip ku aktivizohet edhe Andi Lila.

andi-lila

Ditën e sotme, edhe trajneri Petrakis dha dorëheqjen nga skuadra, dhe këtë fat pritet të kenë edhe shumë prej lojtarëve, përfshirë edhe Lilën. Futbollisti i Kombëtares pritet të drejtohet drejt një klubi tjetër, teksa nuk përjashtohet as mundësia që për kavajasin të ketë edhe një rikthim në kampionatin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"