Allmuça bën “skanerin” e Dinamos: Sezonin tjetër tentojmë Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 16:05

Allmuça bën “skanerin” e Dinamos: Sezonin tjetër tentojmë Superioren

Igli Allmuça i bën “skanerin” Dinamos. Në një bisedë për “Panorama Sport”, trajneri flet për sezonin që sapo u mbyll, por nuk ngurron që të zbulojë edhe projektin e së ardhmes. “Ishte një sezon i vështirë i mbushur me sfida. Pas dy fazave të para, ne arritëm që të renditeshim te pesëshja e parë, që ishte edhe objektivi ynë.

Igli Allmuca

Kemi zhvilluar ndeshje të mira, pa dyshim të forta, por ia kemi dal. Në gjirin tonë patëm lojtarë të rinj, të cilët i përzgjodhëm me kujdes në fillim të sezonit që shkoi, nuk ishte aspak e lehtë të merrje futbollistë nga U-19 e t’i ingranoje në ekipin e parë. Shumë prej tyre e kaluan me sukses provën dhe gradualisht e morën veten.

Natyrisht që duke u ndihmuar dhe nga futbollistët me përvojë arritën të shpreheshin mirë në fushë. Fazën e tretë pësuam shumë humbje, është e vërtetë, por në ato takime zhvilluam dhe lojëra të mira. Është fakt që aktivizova dhe iu dhashë mundësinë shumë lojtarëve të tjerë të rinj, të cilët provuan veten.

ALLMUCA-658x370

Natyrisht që kur ke arritur objektivat stimuli, nuk është njëlloj sikur je në aktivitet dhe nuk i ke arritur ato. Këtu nuk mund të theksojmë se një problematikë për ne ka qenë stërvitja, pasi gjatë gjithë kësaj faze u zhvendosëm në kalçeto, sepse fusha ishte e zënë nga kampionatet e moshave. Jam krenar për këtë sezon që kemi bërë, pasi së bashku me kolegët krijuam një grup me lojtarë të mirë, të cilët do jenë një bazë e mirë për të ardhmen”, tha fillimisht trajneri i bluve.

Ai u ndal edhe te planet për edicionin e ri, ndërsa theksoi se synimet do të jenë më madhore. “Për sezonin që vjen kam dijeni se do bëjmë një ekip shumë të mirë për të konkurruar dhe për t’u ngjitur në Superiore. Do mbajmë boshtin e ekipit dhe do ndërhyjmë në merkato për të afruar elementë cilësorë që do na duhen.

11698583_10155761368045416_4737791196255316569_n

Në bazë të grupit që do formojmë, do përcaktojmë zyrtarisht edhe objektivat. Por, me shumë gjasa do kërkojmë të ngjitemi në elitë. Një lajm tjetër i mirë është se do stërvitemi me shumë mundësi në Pezë Helmes, pasi fusha e kompleksit do prishet. Në Pezë, natyrisht që kushtet janë shumë më të mira dhe kjo do jetë një gjë shumë e mirë”, përfundoi Allmuça.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"