Akuzat për racizëm ndaj Açerbit, ja sa ndeshje skualifikim rrezikon mbrojtësi i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 9:39

Akuzat për racizëm ndaj Açerbit, ja sa ndeshje skualifikim rrezikon mbrojtësi i Interit

Si do të përfundojë çështja “Açerbi-Huan Zhezus”? Prokurori federal ka marrë të gjitha pamjet e momentit në të cilin Acerbi dhe Huan Zhezus kanë rënë në kontakt, si dhe të minutave në vijim, kur braziliani ka shkuar për të protestuar me kryesorin, duke denoncuar ofendimet raciste të mbrojtësit zikaltër.

cosa-rischiano-i-giocatori-inter-oltre-acerbi-juan-jesus-02-1200x675

Cilat janë skenarët e mundshëm? Në thelb ekzistojnë tri hipoteza. Bazuar në nenin 28 të Kodit të Drejtësisë Sportive, do të sanksionoheshin për mbrojtësin zikaltër 10 ndeshje skualifikim.

Por mund të mos zbulohet asgjë raciste dhe mund të mos ketë asnjë dënim (versioni më probabilitetin më të vogël). Ekziston edhe një opsion i tretë, që hetimet nuk kanë zbuluar me siguri natyrën raciste të fjalëve të Açerbit dhe për këtë arsye nuk veprohet më në bazë të nenit 28 për “sjelljet diskriminuese” të një lojtari, por fyerje. Vendimi pritet të hënën ose të martën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"