AKUZA NGA NAPOLI/ Çështja “Osimhen”, De Laurentis: Tratativën e drejtoi Xhuntoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 16:01

AKUZA NGA NAPOLI/ Çështja “Osimhen”, De Laurentis: Tratativën e drejtoi Xhuntoli

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, është marrë dje në pyetje në Prokurorinë e Romës, për parregullsitë e mundshme që lidhen me blerjen e Viktor Osimhenit, në vitin 2020.

osimhen de laurentis

Operacioni me vlerën e përgjithshme 70 milionë euro plus bonuse, ku përfshihen kartonët e disa lojtarëve të panjohur, por sipas hetimeve çmimi i tyre është fryrë masivisht për çështje plusvalencash, nuk është pranuar nga “bosi” i napolitanëve. Madje, ky i fundit ka larguar çdo përgjegjësi duke lakuar emrin e ish-drejtorit sportiv, Kristiano Xhuntoli, tashmë te Juventusi:

“Pikësëpari mjafton të shohësh bilancet financiare të Napolit për të kuptuar se ne si klub nuk kemi nevojë që të bëjmë plusvalenca, pasi ekonomikisht gëzojmë shëndet të plotë. Ajo që unë di të them është se ka të bëjë me një tratativë të pastër sportive, pa hile. Por për më shumë sqarime pyesni Kristiano Xhuntolin, sepse unë presidentit të Lilës ku blemë Osimhenin, nuk i njoh as emrin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"