“Akordi u arrit në mesnatë, Legia nuk e lëshonte”, presidenti i Beshiktashit zbulon prapaskenat me Muçin: E kërkonte klubi i Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 20:59

“Akordi u arrit në mesnatë, Legia nuk e lëshonte”, presidenti i Beshiktashit zbulon prapaskenat me Muçin: E kërkonte klubi i Premier Ligës

Talenti Ernest Muçi, beri një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u transferua në limitet e merkatos dimërore nga Legia e Varshavës te Beshiktas në Turqi. Një operacion ky me vlerën 10 milionë euro, duke e shndërruar Muçin në futbollistin më të shtrenjtë që ka transferuar ndonjëherë Beshiktashi.  

9022024193356_4951442_19_33-1

Ndërkohë në një prononcim të dhënë së fundmi, presidenti i Beshiktas, Hasan Arat theksoi se për ta transferuar Muçin nuk ishte e lehtë pasi Legia nuk e lëshonte ishin e Tiranës duke njohur se sa cilësi zotëronte ai. Ai gjithashtu tregoi se për shqiptarin interesohej edhe Aston Vila. Duket se investimi i turqve ia ke vlejtur, me Muçin, që ia doli të përshtatej mjaft mire, duke shënuar 1 gol në 4 ndeshjet e para me fanellën bardhezi. 

“Legia e Varshavës nuk e lëshonte Muçin, sepse bëhej fjalë për një lojtar shumë të vlefshëm. Edhe menaxheri nuk bindej lehtë, akordi u arrit vetëm në mesnatë. E morën nga qendra stërvitore në dy të mëngjesit dhe arritëm të firmosnim. Muçin e kërkonte edhe Aston Villa”, u shpreh presidenti i Besiktas, Hasan Arat. 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"