Agostineli flet pas barazimit: Nuk patëm fat, Skënderbeu s’e ka të lehtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2016 | 19:45

Agostineli flet pas barazimit: Nuk patëm fat, Skënderbeu s’e ka të lehtë

Trajner i Partizanit shprehet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij edhe pas barazimit 1-1 të marrë në “Qemal Stafa” ndaj Flamurtarit. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku italian tha se skuadra krijoi shumë raste dhe meritonte fitoren,  por “nuk patëm fatin me vete”.

12645207_468928473301554_1499705397717758547_nAgostineli foli edhe për rastet e humbura nga skuadra dhe gjykimin e arbitrit. “Mbrojtja çaloi te goli, por janë gjëra që ndodhin. Patëm shumë raste dhe shënuam para golit të Flamurtarit por arbitri vendosi ndryshe”,-tha Agostineli për “Supersport”.

Trajneri vlerësoi vlonjatët e Flamurtarit për lojën e treguar. Duke folur për kundërshtarët, ai tha se “kjo ndeshje tregon se nuk ka rivalë të lehtë për ne, por edhe për skuadrën e Skënderbeut”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"