Agjenti i ish-lojtarit të Milanit, në Itali për Interin. 20 milionë eurot e Napolit tundojnë Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2018 | 18:11

Agjenti i ish-lojtarit të Milanit, në Itali për Interin. 20 milionë eurot e Napolit tundojnë Barcelonën

Zërat e merkatos për një interes të Interit për Geri Deulofeun dëgjohen fort edhe në Spanjë. Në faqet e saj, e përditshmja katalanase “Sport”, fliste dje për një takim trepalësh mes Barcelonës, Interit dhe përfaqësuesve të lojtarit. Futbollisti po has gjithmonë e më shumë vështirësi për të gjetur një vend në skemat e Valverdes dhe kërkon largimin për të luajtur më shumë, sidomos në kuadër të Botërorit dhe kombëtares të fituar me aq mund në kohët e Milanit.

Riaftësimi i Dembelesë dhe ardhja e Felipe Kutinjos minimizojnë më tej shanset e djaloshit të rritur në “La Masia”, ndaj agjenti i tij prej disa ditësh shihet në Milano, ku mendohet se po diskuton për një rikthim të 24- vjeçarit në epiqendrën lombarde.

deulofeu barcelona

SITUATA – Problemi qëndron te Barcelona, e cila nuk dëshiron të zhvlerësojë sulmuesin duke kërkuar për kartonin e tij të paktën 12 milionë euro, e njëjta shumë që pagoi për ta riblerë nga Evertoni. Në të tilla raste dihet që vullneti i lojtarit ka shumë peshë dhe Deulofeu do ta mirëpriste një largim nga katalansit, sidomos për një klub prestigjioz si Interi.

Spanjolli mund të ishte zëvendësuesi ideal për Kandrevën dhe Perisiçin, që në takimet e fundit kanë dhuruar disa paraqitje jo në nivel. Zikaltrit në këtë betejë merkatojë kanë një sfidat të vështirë, si Napoli që gjithashtu kërkon një sulmues krahu. Aurelio De Laurentis po përpiqet të shfrytëzojë klanin spanjoll te Napoli (Albiol e Kajehon) dhe mundësinë për të luajtur në Ligën e Europës.

Një tjetër dallim mund ta bëjë edhe oferta prej 20 milionë eurosh e Napolit kundrejt 15 të vëna në tryezë nga Interi. DO të jenë pikërisht takimet milaneze të agjentit Zhin Karvahal pika kyçe për zgjidhjen e kësaj çështjeje që me shumë gjasa do të shohë Deulofeun në Itali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"